Lidhja e Shkrimtarëve organizon akademi letrare për Adem Demaçin

21 shtator 2018 | 14:46

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka organizuar të premten akademi letrare për të përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Akademia letrare është zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë poet të ndryshëm, të cilët kanë lartësuar jetën dhe veprën e Demaçit, njofton Klan Kosova.

Këtij tubimi i është bashkangjitur edhe këngëtari Ilir Shaqiri, mirëpo kanë munguar familjarët e veprimtarit Demaçi. Në këtë akademi ka performuar edhe këngëtari i njohur, Hysni Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Kolollin e shënoi golin e vetëm për FC Zuerich…