Liga e Kampionëve, mision i pamundur për PSG-në, Bayerni e fiton për herë të gjashtë

23 gusht 2020 | 22:55

Bayern Munchen e ka fituar Ligën e Kampionëve, pasi në finale e mposhti skuadrën e Paris Saint-Germain (0-1).

Loja në përgjithësi ishte interesante dhe me shumë rast shënimi. PSG-ja në pjesën e parë krijojë disa raste shënimi, por Neymar dhe Mbappe nuk i konkretizuan rastet. Njëjtë i ndodhi edhe Bayerni ku Gnabry dhe Lewandowski nuk arritën të shënonin dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në minutën  59-të, Kingsley Coman me kokë shënoi golin e epërsisë për ekipin gjerman, raporton “Epoka e re”. Minutat në vazhdim ishte mjaftë dramatike ku të dyja rastet patën edhe raste të tjera shënimi. PSG-ja edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk arriti ë barazon rezultatin dh është dashur në fund të pajtohet me humbje. Kësaj skuadër i duhet të pres për të fituar trofeun më të çmueshëm në futboll, derisa Bayerni e fiton Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë është goditur nga një veturë në një fshat…