Liga e Kampionëve fillon me superndeshjen PSG – Dortmund

19 shtator 2023 | 08:39

Liga e Kampionëve në edicionin 2023/2024 do të nisë me superndeshje.

Kampioni i Francës, Paris Saint Germain, në “Parc des Princes” e pret Borussia Dortmundin dhe padyshim se pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë futbolli, pasi të dyja skuadrat janë cilësore dhe do të përpiqen të nxjerrin sa më të mirën për faktin se janë në grupin e “vdekjes” ku bëjnë pjesë edhe Milani dhe Newcastle United.

Edhe këto dy të fundit përballen sonte nga ora 18:45 dhe normalisht se kuqezinjtë kërkojnë fitore. Skuadra e shqiptarit Arbnor Muja, Royal Antwerp, është mysafire e Barcelonës, kurse kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City, e pret Crvena Zvezdan.

Të martën takohen:

21:00 Feyenoord – Celtic
21:00 Lazio – Atletico Madrid
18:45 AC Milan – Newcastle United
21:00 Paris Saint Germain – Borussia Dortmund
18:45 Young Boys – RB Leipzig
21:00 Manchester City – FK Crvena Zvezda
21:00 Barcelona – Royal Antëerp
21:00 Shakhtar Donetsk – FC Porto

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet ka…