Liga e Kampionëve, shorti sjell superpërballjen PSG – Real

13 dhjetor 2021 | 15:20

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve është hedhur për herë të dytë sot në Nyon të Zvicrës.

Herën e parë shorti u hodh fillimisht në mesditë, por një gabim teknik në sistem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm atë short dhe të vendosë që ai të hidhet përsëri në orën 15:00.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi do të jetë mes PSG-së dhe Real Madridit. Ndërsa edhe dy ndeshje tjera do të jetë shumë interesante si ajo mes Interit dhe Liverpoolit dhe Ateltico Madridit dhe Manchester Unitedit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15, 16, 22 & 23 shkurt të vitit 2022, ndërsa ato të kthimit më 8, 9, 15 & 16 mars. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më datën 28 maj në “Kerstovsky Stadium” në Saint Petersburg të Rusisë.

Çiftet 

Salzburg – Bayern Munich
Sporting – Manchester City
Benfica – Ajax
Chelsea – Lille
Atletico Madrid – Manchester United
Villarreal – Juventus
Inter – Liverpool
PSG – Real Madrid

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,…