Liga “Gjergj Kastrioti”: M-Technologie mundet nga Partizani

21 janar 2023 | 19:23

M-Technologie ka pësuar disfatë nga Partizani, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të ligës “Gjergj Kastrioti”, të shtunën mbrëma.

Ekipi nga Shqipëria triumfoi me rezultat 0-3 (27-29, 14-25, 15-25), në një përballje që u karakterizua me një set të parë shumë të fortë.

Prishtinaset rezistuan fuqishëm në këtë set duke luftuar deri në fund, por nuk arriti të parandalojë disfatën, derisa setet në vazhdim ishin më të dominuara nga Partizani.

#kvmtechnologie #kvpartizani #fvk #ligagjergjkastrioti #volleyball

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u pa duke qarë kur shkoi…