Ligji i pagave për mësimdhënësit, Jasharaj: Shqetësuese

01 dhjetor 2022 | 20:24

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se me ligjin e ri të pagave, që u bën publike edhe ato të mësimdhënësve, ekonomistët do të bëjnë një analizë më të thellë.

Jasharaj thotë se ekspertët e kësaj fushe do të tregojnë se nëse kërkesat e SBASHK-ut janë përfill ose jo, nga Qeveria e Kosovës, tha Jasharaj.

“Ekonomistët e fushës do të bëjnë një analizë dhe një krahasim mes asaj që ne e kemi dërguar në muajin mars dhe do të shohim a janë përfillë dhe a janë duke u marrë kërkesat e SBASHK-ut parasysh”, tha Jasharaj.

Jasharaj e sheh si shqetësuese faktin që disa po deklarohet me me vlerën 110 të koeficientit, e dikush tjetër me 120.

Jasharaj shpreson që Qeveria të mbajë premtin dhe ky ligj të shkojë sa më shpejt në parlament.

“Ajo çka na shqetëson është se dikush po deklarohet me vlerën 110 të koeficientit, dikush me 120. Ne do t’i analizojmë të gjitha çështjet dhe SBASHK-u do të dalë me komunikatë për medie. Uroj që ligji të jetë i mirë për arsimin dhe të shkojë sa më shpejt në parlament dhe të mbahet fjala që na kanë dhënë, pra fjala e tyre ishte që nga janari ky ligj do të jetë i votuar”, thotë Jasharaj për Blic.

Por, cili është qëndrimi i SBASHK-ut për ligjin e ri të pagave?

A do të pajtohem ose jo, nuk mund të them asgjë pa e parë komisonet përgjegjëse. Ligjin e pagave të publikuar në medie, uroj të jetë i saktë. Ekspertët e ekonomisë e kanë përgatitur versionin tonë që e kemi dorëzuar në mars, ata do të tregojnë më vonë janë apo jo përfillur kërkesat e SBASHK-ut”, tha Jasharaj.

Ndryshe, sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti janë publikuar edhe pagat për mësimdhënësit.

Gjithmonë duke u nisur nga koeficienti 12o euro atëherë del se një drejtor i shkollës së mesme të lartë ka koeficientin 6.3 paga e tij mujore bruto do të arrijë në 756 euro. Zëvendës/ drejtori të këtyre shkollave do të ketë pagë mujore prej 744 eurosh në muaj.

672 euro në muaj do të marrë një drejtor i institucionit parashkollor e ku është vlerësuar me koeficient 5.9.

Një mësimdhënës në shkollën fillore të lartë do të ketë koeficient 5.8 ose 696 euro pagë mujore bruto.

Përderisa një pedagoge dhe psikologe në shkolla do të marrë pagë mujore 684 euro.Një mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ultë është vlerësuar me koeficient 5.6 apo pagë mujore në vlerë të 672 eurove.

Sekretari i shkollës do të marrë pagën e tij bruto po aq sa mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ultë pra 672 euro. Një edukatore do të ketë pagë 624 euro, përderisa bibliotekisti ka koeficient 4.9, që i bie 588 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gëzim Kastrati, babai i të ndjerës Diana Kastrati, deklaroi se…