Ligji i ri i trafikut, policia në Ferizaj njofton se ka shqiptuar 1 mijë e 430 gjoba

12 prill 2024 | 11:08

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për trafikun rrugor, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 430 gjoba për kundërvajtje.

Në njoftimin për medie thuhet se shumica e gjobave kanë qenë për tejkalimin e shpejtësisë. “Tejkalim i shpejtësisë, 500 gjoba; përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 103 gjoba; mospërdorimi i rripit të sigurisë, 65 gjoba; Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 61 gjoba; Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 43 gjoba; Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 38 gjoba; Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 11 gjoba; Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 9 gjoba; Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba; Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjoba dhe të tjera, 588 gjoba”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini nuk e ka fshehur…