Gasperini: Është një rezultat i jashtëzakonshëm

12 prill 2024 | 11:02

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini nuk e ka fshehur gëzimin për fitoren të madhe në “Anfield” me rezultat 0-3.

Ai ka thënë se ky është një rezultat që do të mbesë përgjithmonë në kujtesën e tifozëve.

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm, i shkëlqyer, për historinë e Atalantas, për shoqërinë, për tifozët. Ky është një nga ato rezultate që mbesin në kujtesë përgjithmonë, një fitore e madhe. Luajtëm në një stadium historik, i famshëm në të gjithë Evropën. Dy vite më parë kur fituam këtu nuk kishte tifozë, por këtë herë kishte një shije tjetër. Sot jam shumë i lumtur, kemi hedhur një hap të rëndësishëm, por Liverpoll është një ekip i shkëlqyer që mund të shënojë gola në pak minuta, është një skuadër që ka treguar se di të përmbysje ndeshje, mjafton të kujtojmë finalen e Ligës së Kampionëve me Milan”, ka thënë Gasperini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i…