50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara

12 prill 2024 | 11:01

Nga data 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se pesëdhjetë (50) metra në vendbanime dhe me larg se njëqind (100) metra jashtë vendbanimeve.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë prej 50 euro.

“Këmbësorë! Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë! Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar! Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë! Kujdesi shpëton jetë!”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (e premte) ka…