Dëmtohen gjashtë vetura, policia jep detaje për shpërthimin e fuqishëm në Prishtinë

12 prill 2024 | 11:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (e premte) ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.

Sipas tij, nga shpërthimi janë dëmtuar gjatë automjete.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Borovci për “Klan Kosova”.

Ai ka bërë me dije se policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave.

“Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, është shprehur Borovci.

Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi, i këngëtarit Noga

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli pësoi humbje të rënd ndaj Atalanës në Ligën e…