Klopp: Atalanta e meritoi të fitonte  

12 prill 2024 | 10:57

Liverpooli pësoi humbje të rënd ndaj Atalanës në Ligën e Evropës me rezultat 0-3. Trajneri Jurgen Klopp e ka pranuar se skuadra italiane e ka merituar fitoren në këtë ndeshje.

Ai ka thënë se nuk ka energji për të menduar për ndeshjen e kthimit dhe përmbysjen e rezultatit.

“Atalanta e meritoi të fitonte, luftuan për çdo top, ishin kompakt në mbrojtje, dolën mirë. Rezultatin tani të gjithë e njohim. A besoj se përmbysja? Nuk kam energji për të menduar për ndeshjen e kthimit. Është e qartë se do të shkojmë për të fituar ndeshjen. Ata mbrohen mirë, luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të jetë shumë e vështirë”, ka shtuar Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten tërhiqet shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së…