Ligji i ri në vjeshtë, bashkive u hiqet administrimi i bregdetit

04 gusht 2019 | 19:15

Administrimi i vijës bregdetare nuk do të bëhet më nga bashkitë, por nga shteti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend, që u heq bashkive administrimin e bregdetit.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektorateve qendrore, qysh nga fillimi i korrikut po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Në vjeshtë në Kuvend do të ndodh ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kupon, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. Zero tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes. Deri në fund dhe në çdo drejtim”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e dytë shumë e dobtë, me lëshime të…