Ligji për pagën minimale mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

17 qershor 2022 | 23:51

Qysh nga 2017-ta, veteranët marrin pension prej 170 eurosh. Por, shumica parlamentare, e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të martën në lexim të parë miratoi Projektligjin për pagën minimale, ku veteranët nuk janë të përfshirë.

Ndërsa, mospërfshirja e tyre mund ta dërgojë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas, Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), veteranët nëpërmjet Avokatit të Popullit ose një grupi të deputetëve, mund ta bëjnë një gjë të tillë dhe vendimi i Gjykatës të jetë në favorin e tyre.

“Edhe përkundër faktit që Qeveria nuk i përfshinë në Ligjin për pagën minimale jam i sigurt që ky ligj nesër mund të kontestohet në Gjykatën kompetente sepse nëse kjo çështje nuk është e rregulluar në bazë të normës që ka pasur Qeveria, nuk mundet që veteranët të vuajnë për nga mosveprimi i Qeverisë”.

“Nëse Avokati i Popullit mund të bëjë ankesë ndaj statusit të veteranit e jo ndaj pagës minimale, Gjykata do të mund të vendosë gjithmonë në favor të veteranëve dhe të gjithë atyre që i është e njohur kjo e drejtë”, ka deklaruar Miftaraj.

Por, mendim ndryshe nga Miftaraj ka avokati Arbër Jashari. Ai ka thënë se nuk mund të pretendohet në këtë rast për shkelje kushtetuese.

“Kemi pas në ligjin në vitin 2014, ku thuhet se veteranët duhet të kenë një pagë mujore sa është paga minimale në Kosovë, dhe kjo dispozite në vitin 2017 është shfuqizuar në vitin 2017”.

“Si jurist nuk mendoj që ka një shkelje kushtetuese në këtë ligjin e ri për pagën minimale, që është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, mirëpo kjo mbetet të shihet”, ka thënë Jashari.

Në vitin 2014, në Ligjin për Veteranët, neni 18 kishte përcaktuar që pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i ulët se paga minimale.

Por, në plotësim ndryshimin e këtij ligji në vitin 2017, neni 18 ishte shfuqizuar dhe ishte bërë kategorizimi i pensioneve, por që kjo nuk është zbatuar asnjëherë./PortaliD

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Xehvdet Pozhari, ka bërë të ditur se është…