Xhevdet Pozhari thotë se është kërcënuar nga një zv. ministër i Kurtit

17 qershor 2022 | 23:32

Analisti politik Xehvdet Pozhari, ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti, pa përmendur ndonjë emër.

Pozhari një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku tha se zëvendësministrin në fjalë e kishte kritikuar më parë.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru”, ka shkruar ai.

“Sa poshtë kanë rënë disa!”, përfundon postimi i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvarritja 10-vjeçare për Xhaminë Qendrore në Prishtinë mori fund javën…