Ligji që përgjysmon Qeverinë

23 prill 2019 | 12:13

Qeveria e Kosovës është një prej qeverive më të mëdha në Evropë pasi përbëhet nga gjithsejtë 21 ministra, 5 zëvendëskryeministra si dhe rreth 80 zëvendësministra.

Por numri i ministrave dhe zëvendësve të tyre pritet të ulet, në rast se Qeveria e tanishme arrin ta përfundojë Ligjin për Qeverinë i cili është në fazën e parë të hartimit.

Organizatat e shoqërisë civile që janë të përfshira në procesin e hartimit të këtij ligji kanë rekomanduar që Qeveria të këtë më së shumti 14 ministri.

Po ashtu, ligji parasheh që të rregullojë edhe përfaqësimin e grave në Qeveri, ku 30 për qind e ministrive do të udhëhiqen nga gratë.

Albana Rexha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se Ligji për Qeverinë duhet të specifikojë numrin e ministrave, zëvendëskryeministrave dhe këshilltarëve politikë në Qeveri.

“Kryeministrin e kemi paraparë që t’i ketë vetëm dy zëvendëskryeministra, ndërkaq ministrat të kenë vetëm nga një zëvendësministër, në raste të caktuara siç është rasti i Ministrisë së Punëve të Jashtme mund të ketë edhe dy zëvendësministra për shkak të kontekstit dhe nevojës për të qenë sa më prezentë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rexha për “Radion Evropa e Lirë”.

Përveç numrit të madh të zëvendësministrave, Qeveria aktuale ka po ashtu numër të lartë të këshilltarëve politikë. Vetëm kryeministri, Ramush Haradinaj, ka 15 këshilltarë politikë që paguhen nga paratë e taksapaguesve kosovarë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/ligji-qe-pergjysmon-qeverine/29896636.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duka i Madh Jean i Luksemburgut ka vdekur në moshën…