Likaj para deputetëve shpalos planin e MASh-it për fillimin e vitit të ri shkollor

18 shtator 2020 | 12:43

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ai në interpelancën e ngritur sot nga Arbërie Nagavci, ka thënë se hapja e shkollave është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK-un, dhe Këshillin e Prindërve.

“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. Kthimi në shkolla përbën interes të madh për të gjithë është vendim i madh dhe i mirëpritur nga të gjithë. Hapja e shkollave është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK-un, dhe Këshillin e Prindërve. Të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim me ata, i falënderoj për vendimet e tyre në këtë situatë të pandemisë”, ka thënë ministri.

Ai ka treguar se kanë hartuar një plan për të cilin janë duke punuar për ofrimin e mësimit në distancë për të gjithë nxënësit në vend.

Po ashtu, ministri Likaj ka thënë se kanë hartuar edhe udhëzuesin për kushtet higjienike në kohë të pandemisë.

Ai ka theksuar se i kanë trajnuar mësimdhënësit për fillimin e këtij viti të ri shkollor, duke shtuar se edhe do të shtojnë buxhetin nëse ka nevojë për sigurimin e mjeteve të punës për nxënësit të cilët nuk kanë tabletë dhe laptopë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LV-së, Arbërie Nagavci, si…