Lila: Futbollistët në Shqipëri duhet të paguhen, s’po e kuptoj Sionin

20 mars 2020 | 23:37

Andi Lila ish-futbollist i kombëtares shqiptare i cili është edhe presidenti i Sindikatës së Futbollistëve në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport, foli për problemin e pagave të lojtarëve.

Në vendet më të rëndësishme të Evropës së fundmi është hedhur ideja që futbollistët të mos paguhen gjatë kësaj periudhe që nuk po luhet për shkak të koronavirusit, por nëse kjo ndodh edhe në Shqipëri sipas Lilës nuk do të ishte e drejtë pasi ka ndryshim të madh mes futbollit tonë dhe vendeve si Italia apo Spanja.

“Është e rëndësishme për futbollin shqiptar se ai evropian është ndryshe. Futbolli shqiptar është ndryshe me Evropën, një muaj jo i paguar në Shqipëri është problem i madh për futbollistët profesionistë”, tha Lila.

Ditë më parë Sioni mori vendim dhe shkëputi kontratat me nëntë futbollistë, për shkak të krizës që do t’i kaplojë disa klube për shkak koronavirusit.

Viktima të këtij veprimi të klubit të Sionit ishin edhe shqiptarët, Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani. Lila nuk e ka pritur aspak mirë këtë lajm, thotë se është shqetësuese ajo çfarë po ndodh.

“Sa i përket Sionit, nuk më duket normale shkarkimi i lojtarëve se çdo futbollist ka rënë parimisht dakord me presidentin përpara për kushtet financiare, ai nuk mund të marrë vendim të përgjithshëm, duhet të ulet individualisht e të bisedojë me çdo lojtar, nuk mund të veprojë sipas mendjes së tij. Secili mund të sensibilizohet vetë, gjysmën e rrogës e jep për bamirësi, t’i quhet futbollistit e jo presidentit. Për mendimin tim sjellje e tillë është problem shumë i madh, për kampionatin shqiptar futbollistët duhet të paguhen normalisht se është shumë e vështirë situate”, tha Lila.

Koronavirusi deri më tani ka marrë afër 10 mijë jetë njerëzisht, ndërsa janë infektuar afër 300 mijë persona. Italia është vendi që është goditur më së shumti nga kjo pandemi.

Në 24 orët e fundit, raportohet se kanë vdekur edhe 627 persona në Itali, duke shkuar në total numri në 4,032.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duan…