Lille fiton titullin në Francë

23 maj 2021 | 23:11

Lille është shpallur kampione e Francës pas 10 vitesh, duke koleksionuar kështu titullin e katërt në historinë e vet.

Fitorja e sotme kundër Angers me rezultatin 2-1 “vulosi” sezonin fantastik të tyre.

David dhe Yilmaz shënuan dy herë në pjesën e parë dhe normalisht Lille shkoi e qetë në dhomat e zhveshjes. Angers nuk kishte forcën për të ndryshuar diçka, edhe pse në minutat shtesë realizoi një gol me Fulgini.

Vetëm për statistika ai gol, pasi titulli shkoi për Lille. PSG shpresoi më kot, edhe pse e fitoi ndeshjen e vet kundër Brest me rezultatin e pastër 2-0. Faivre realizoi autogol në pjesën e parë, kurse Mbappe i mbylli llogaritë më pas.

Lyon mbetet jashtë Champions League, pasi u mund në shtëpi nga Nice me rezultatin 2-3 dhe nuk përfitoi nga barazimi i Monaco kundër Lens në transfertë. Klubi nga Principata do luajë në kualifikueset e Champions.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është…