Limaj: 20 vjet më parë kapitulloi regjimi i Millosheviqit

09 qershor 2019 | 15:26

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 20 vjet më parë ka kapitulluar regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Limaj, duke kujtuar marrëveshjen e Kumanovës , ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për ndaljen e gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.

“20 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, 20 vjet nga kapitullimi i Millosheviqit dhe forcave ushtarake e policore serbe. Mirënjohje e falënderime për miqtë tanë ndërkombëtarë, aleancën e NATO-s e cila ndali gjenocidin që po bëhej mbi qytetarët e Kosovës. Lavdi e përulje për të gjithë dëshmorët e Kombit që bënë të mundur lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Nuhi Bytyçi: Ne e fituam luftën, duhet të sillemi fitimtar…