Limaj bën homazhe te dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”

10 gusht 2022 | 16:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Kaçanik, ku ka marrë pjesë në shënimin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 Agim Bajrami – Komandant Zefi.

“Rënia në altarin e lirisë e dëshmorëve të kombit, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca dhe shumë luftëtarëve të tjerë, 24 vite më parë në fshatin Gabrricë, ishte humbje e madhe për të gjithë ne, por njëkohësisht ishte edhe një pikë kthese e motivi për mobilizim, sepse ata ishin shembulli më i mirë se si i dilet në mbrojtje atdheut”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës ka bërë homazhe edhe pranë bustit të komandantit të Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, Qamil Ilazi – komandant Bardhi, që ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë…