Brigada e Zjarrfikësve në Podujevë përfiton donacion nga KFOR-i hungarez

10 gusht 2022 | 16:34

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga ana e KFOR-it hungarez për Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë.

Pajisjet të cilat janë dhuruar nga KFOR-i për Brigadën e Zjarrfikësve janë: 10 copë bateri li-jon, 10 copë altoparlant, 10 copë transmetues, 1 copë litar shpëtimi, 10 copë çizme sigurie për gjoks, 10 palë pompë motori me benzinë shpërthyese, 5 copë përforcuese të shtypjes së ujit, ndarëse katërkahëshe 5 copë, ndërprerës i rrymës 1 copë, shkallë ngjitëse 2 copë, cilindër hidraulik shpëtimi me dy shpejtësi 1 copë dhe dorëza izoluese elektrike 5 copë.

Kryetari Bulliqi i falënderoi KFOR-in në radhë të parë për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë në vend, si dhe për donacionin në pajisje për zjarrfikësit, që do të ndihmojë në efikasitetin e punës së tyre në teren.

Koloneli i KFOR-it Hungarez Csaba Sari tha se ky donacion vjen si mbështetje nga ana e KFOR-it për Brigadën e Zjarrfikësve duke i ditur nevojat e shumta që ka kjo brigadë dhe ky vjen falë bashkëpunimit të mirë që ka KFOR-i me institucionet lokale në Podujevë.

Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit, morën pjesë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi dhe shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Milaim Ajvazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar përmes…