Limaj bisedon në telefon me Lajçakun

08 dhjetor 2020 | 16:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.

Me këtë rast, Limaj ka biseduar për sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme. “Sapo zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, z. Miroslav Lajçak. Biseduam për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë”, ka deklaruar Limaj.

Sipas liderit të Nismës, Kosova ka nevojë për unitet politik. “Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale. Në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi”, është shprehur Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet e Malit të Zi po e cilësojnë si një…