Qeveria e re e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë

08 dhjetor 16:15

Mediet e Malit të Zi po e cilësojnë si një skandal faktin që ministrja e re e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boronoviq-Bojoviq, në një dokument me masat anti-Covid i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht se Podgorica zyrtare e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dokument i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi.

Në njoftimet e mëhershme gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviqit në dokumentacionet zyrtare, në asnjë rast autoritetet malaziase nuk i janë referuar Kosovës me fusnotë.

Qeveria e re e Malit të Zi drejtohet nga Zdravko Krivokapiq, derisa zëvendëskryeministër është shqiptari Dritan Abazoviq, i cili ishte vendimtar në rrëzimin e Gjukanoviqit nga pushteti.

Abazoviqi ishte zotuar se pozicioni i Podgoricës zyrtare karshi Kosovës nuk do të ndryshonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Anna Lika, ka publikuar së fundmi në…