Limaj e Ahmeti përfundojnë takimin me zyrtarët e BE-së në Bruksel

29 janar 2019 | 16:43

Dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga zyra e përfaqësueses së lartë, Federica Mogherini.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian i ka thënë korrespondentes së “Radios Evropa e Lirë” në Bruksel se BE-ja dhe bashkëkryesuesit e dialogut nga Prishtina kanë rishikuar përparimin e arritur deri më tani në normalizimin e raporteve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë po ashtu se “bashkëkryesuesit nga Prishtina kanë ofruar të dhëna rreth zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe Ligjin për dialogun dhe punën e komisionit që po punon në platformën për dialog”.

“BE-ja, mirëpret përpjekjet e tyre për të çuar përpara mandatin e Kuvendit të Kosovës drejt një pozicioni më unifikues në koordinim të ngushtë me të gjitha trupat kushtetues” kanë thënë këta zyrtarë.

Pas takimit në Bruksel, dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator nga Prishtina, Limaj e Ahmeti, nuk janë deklaruar për medie. Ky ishte takimi i dytë i ekipit negociator nga Kosova me zyrtarët e BE-së.

Takimi i parë është zhvilluar po ashtu këtë muaj, kur është thënë se është diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tarifën doganore 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri palestinez, Rami Al-Hamdallah, ia ka ofruar dorëheqjen e tij…