Limaj falënderon familjet e dëshmorëve për mbështetjen që po i japin

19 janar 2021 | 11:21

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një mesazh falënderimi familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po e mbështesin fuqishëm në projektin e tij për  mbrojtjen e vlerave kombëtare.

“Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare,

Të nderuar qytetarë e përkrahës,

Jam tejet i lumtur që ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre.

I falënderoj e mirënjohje qytetarëve e bashkëluftëtarëve dhe familjeve që po i bashkohen projektit tone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meritan Shabani fiton një kontratë të re me Wolves në…