Limaj: Gjeneral Ilir Konushevci ishte një nga celulat e para të UÇK-së

09 maj 2021 | 20:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci, në 23-vjetorin e rënies.

“Sot bëhen 23 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka thënë se gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e strategut të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Gjeneral Konushevci ishte një nga celulat e para të UÇK-së, një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

Në këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e kombit dr. Hazir Malaj.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt!

Lavdi dëshmorëve të kombit! FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me…