Limaj: Gratë shqiptare kanë mërita të mëdha për lirinë që gëzojmë sot

08 mars 2019 | 16:29

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka vendosur lule tek memoriali “Heroinat” në Prishtinë, me rastin e 8 Marsit.

Limaj ka thënë se gratë shqiptare kanë mërita të mëdha për lirinë që gëzojmë sot

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, para memorialit ‘Heroinat’, vendosëm lule për ta shprehur respektin për gratë shqiptare, për nënat tona të cilat nuk janë në mesin tonë, dhe të cilat kanë merita të mëdha për lirinë, të cilën e gëzojmë sot. Kjo simbolikë e emrit ‘Heroinat’ u takon të gjitha nënave të këtij vendi, të cilat në mënyre heroike bënë përpjekje për të ndërtuar familje e edukuar breza fëmijësh. Nënave dhe grave të Kosovës ua uroj 8 Marsin, me shpresën dhe dëshirën që pozita sociale t’u përmirësohet në shoqërinë kosovare. I ftoj ato që me këmbëngulje të luftojnë për pozicionin e tyre të merituar në shoqëri”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, para memorialit "Heroinat", vendosëm lule për ta shprehur respektin për gratë…

Gepostet von Fatmir Limaj am Freitag, 8. März 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjithë vëmendja ishte tek ajo, ndërsa ecte mbi pasarelën…