Limaj: Koalicioni Nisma-AKR do të jetë përcaktues për formimin e qeverisë së ardhshme

31 gusht 2019 | 18:38

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren ku ka takuar strukturat e Nismës në këtë qytet.

“Si gjithmonë të gatshëm për t’i sjellë fitore të madhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit. Kryesisë së degës i kërkova të mobilizohen dhe të angazhohen edhe më shumë dhe ta shtrijnë frymën socialdemokrate në Prizren”, ka thënë Limaj pas takimit.

Ai ka theksuar se boshti i tyre politik në çfarëdo kombinimi do të jetë përcaktues për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Ky koalicion është koalicioni më i qëndrueshëm, koalicioni fitues i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Shkojmë drejt zgjedhjeve, të bindur në realizimin e objektivave tona”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit, Ilir Deda, nuk do të garojë në…