Limaj: Kosova krah SHBA-së në luftën ndaj terrorizmit

11 shtator 2019 | 13:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.

“18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre. Kosova është rreshtuar krah SHBA-së dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, biznesmeni Gani Dreshaj është duke…