Dreshaj kërkon besimin e qytetarëve për tu bërë deputet  

11 shtator 2019 | 13:44

Ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, biznesmeni Gani Dreshaj është duke kërkuar besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ai ka premtuar se nëse bëhet deputet do të punojë me nder e dinjitet në të mirë të qytetarëve dhe të vendit.

“Të dashur qytetarë, numri 40 në listën e AAK-PSD, do të jetë numri që ju me votën do tuaj do të jepni vlerësimin tuaj nëse unë meritoj të jem edhe për një mandat deputet në Parlamentin e Kosovës.  Tani e tutje, jam për 100% shtet dhe 100% për Ramush Haradinajn”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, numri 40 në listën e AAK-PSD, do të jetë numri që ju me votën do tuaj do të jepni vlerësimin tuaj nëse unë meritoj të jem edhe për një mandat deputet në Parlamentin e Kosovës.

E tëra që mund të ju them unë, është se gjithmonë kam punuar e do të punojë pa hile, me nder e dinjitet.

Ju betohem se, garimi im si deputet nuk ka qëllim që të jem aty për të siguruar një pagë, apo as një të ardhur financiare, por që i jam përgjigjur pozitivisht besimit të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së për të cilin jam mirënjohës dhe do të bëj gjithçka që të arsyetoj këtë besim.

Mund të shihni se deri tash nuk kam qenë 100% në kërkim të votës në fushatë, por edhe kur nuk jam këtu, ju siguroj se bëj gjithmonë diçka të mirë për Kosovën.

Tani e tutje, jam për 100% shtet dhe 100% për Ramush Haradinajn.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka treguar se…