Limaj, kryetarëve të degëve të Nismës: Përgatituni për fitoren e re

10 tetor 2018 | 18:23

Në takimin me strukturat e Nismës Socialdemokrate të Dukagjinit që është mbajtur në Gjakovë, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur për ecjen e kësaj partie dhe angazhimin e saj në këtë Qeveri.

Limaj ka thënë se në të gjitha ministritë ka probleme, dhe sipas tij po angazhohen që ato të zgjidhen.

Ai ka thënë se për këta muaj janë arritur rezultate të mëdha, por pavarësisht kësaj, Limaj ka bërë thirrje për angazhim të shtuar, raporton “Epoka e re”.

Limaj ka kërkuar angazhim të kryetarëve të degëve të rajonit të Dukagjinit në çdo temë për shtetin dhe komunën ku veprojnë. “Vetëm kështu mund të rritët partia”, është shprehur Limaj.

“Përgatitje për betejën e re, për fitoren e re”, ka thënë Limaj.
Ai ka lavdëruar punën dhe angazhimin që po bën kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, në Konventën e kësaj partie…