Limaj: Kurti tani në secilin ministri e bord mundet me bo kanagjeq e dasma, me u miqasu

22 shtator 2022 | 22:33

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke bërë lojë fjalësh përderisa arsimi është në krizë për herë të parë në vend.

Limaj në Politiko, ka thënë se me këto gjë po i fyen qytetarët me këtë lloj logjike, raporton Gazeta10.

“E ki arsimin në krizë për herë të parë, dhe ti merresh e bën temë në Parlamentin e Kosovës, a i thash vëlla, a më tha vëlla. Cka është kjo? Me ikë prej temës, kjo është me bë hajgare, me të fy. Atyre deputetëve ua bënë mirë, por qytetarëve, bënë lojë fjalësh. Secilin ministri bëhen kanagjeqee të VV-së dhe në borde, tash secilin ministri edhe në bord mundet me bo dasma, mundet me u miqasu”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Dr.sc. Sali Krasniqi me bashkëpuntorë nga UBT-ja, Dr.sc.Fatmire Shala…