Limaj: Liria nuk do të vinte pa rezistencën e armatosur nga populli dhe ndihmën e aleatëve

21 mars 2024 | 18:54

Me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë bashkëbiseduar me studentët e RIT Kosovo (A.U.K), duke ndarë kujtimet dhe përvojat e tyre.

Limaj ka theksuar se liria të cilën sot e gëzojmë nuk do të vinte pa rezistencën e armatosur nga populli në njërën anë, dhe ndihmën e aleatëve perendimor nga ana tjetër.

“Fillimi i bombardimeve ishte një momenti i veçantë dhe emocional i ushtarëve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin moshatarë te studentëve të cilët i takuam, me moshë mesatare 22-23 vjeçare”.

“Bombardimet e NATO-s ishin shenja e parë që vuajtja e popullit dhe ushtarëve po vjen deri te shpërblimi. Ka pasur dhe ka shumë levizje në botë për kauza të ndryshme, por arsye kruciale e suksesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë se levizja jonë në esencë dhe në zemër nuk ka qenë e veshur me asnjë gjë tjetër perveç lirisë”, ka theksuar Limaj.

Sipas tij, ajo çfarë duhet theksuar është se nuk ka ardhur NATO tek ne, “por ne kemi shkuar tek NATO, me atë çfarë kemi perfaqësuar me vlerat tona dhe mënyren e rezistencës”.

Limaj u ka thënë studentëve se për të qenë të rreshtuar krah vlerave perendimore duhet jetojnë me këto vlera, ndërsa “ne edhe me ato kushte të rënda nuk kemi pranuar as ndihmë nga kushdo që rrezikonte ta komprimitonte idenë e çlirimit”.

“Andaj jo rastësisht, u gërshetuan veprimet e NATO-s dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellur produktin final, lirinë e Kosovës”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotot e reja të Emmanuel Macron kanë gëzuar aq shumë…