Limaj: Malisheva si gjithmonë e gatshme për t’i sjellë fitore të madhe Nismës më 6 tetor

09 shtator 2019 | 22:20

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur takim me strukturat e saj në Malishevë, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj

Limaj ka thënë se Malisheva si gjithmonë është e gatshme për t’i sjellë fitore të madhe Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Gatishmëria e tyre u rikonfirmua edhe sonte në takim me struktura dhe përkrahës të Nismës në këtë qytet.

Të gjithë këta kishin vendosur të kthehen në aktivistë për t’i sjellë një rezultat të madh Nismës në këto zgjedhje. Strukturave tona në këtë qytet u kërkova t’i përkrahin kandidatët e Nismës për deputetë të cilët do t’i përfaqësojnë denjësisht ata”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet…