Limaj: Me fitoren tonë fiton zëri dhe vlera e UÇK-së

21 janar 2021 | 21:12

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me qytetarë në Tusuz, vendlindjen e heroit të kombit, Xhevat Berisha.

Limaj duke i falendëruar bashkëluftëtarët për mbështetjen që po i japin, ka theksuar se fitorja e Nismës, është fitore e zërit dhe vlerave të UÇK-së.

Postimi i plotë i Limajt në Fb:

Kënaqësi qe sonte kisha një bashkëbisedim të jashtëzakonshëm e me plotë emocion me burra e gra, në vendlindjen e heroit të kombit, Xhevat Berisha, në Tusuz të Prizrenit.

Kërkova nga bashkëluftëtarë e veprimtarë të devotshëm të kësaj zone për tu bashkuar krah projektit tonë per mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne i ndjejmë, jetojmë me to, prandaj edhe po i mbrojmë, ndërsa disa të tjerë që asgjë nuk i lidhë me këtë pjesë të historisë sonë të lavdishme, fatkeqësisht po i përdorin e keqpërdorin për vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…