Limaj me nipa dhe mbesa përkulen para varrit të Adem Jasharit

27 nëntor 2022 | 13:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe njeri nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, në prag të festave të nëntorit ka bërë homazhe të varri i komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz.

Për homazhe në Prekaz, Limaj ka qenë i shoqëruar nga nipat dhe mbesat e tij.

“Komandant, sot të përkulur para teje me fëmijët, nipat e mbesat e mia. Për t’u treguar rrënjët e lirisë të cilën e gëzojmë sot! Urime ditëlindja, legjendar!”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mbledhjen e mbajtur sot…