Limaj: Ndoshta Lumir Abdixhiku ka marrëveshje me Vjosa Osmani për votimin e saj si presidente

14 prill 2021 | 21:47

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e vendit, duke thënë se ajo asnjë herë nuk ka qenë figurë unifikuese.

Limaj gjithashtu ngriti dilema për një marrëveshje të fshehtë mes kryetarit të LDK’së dhe Vjosa Osmanit për votimin e saj si presidentet

“Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani kanë pasur një takim. Ndoshta Osmani ka marrëveshje me Abdixhikun. Pa një marrëveshje politike si opozitë nuk ka logjikë me votu presidentin.”, tha ai, transmeton Periskopi.

Ai tha se Vjosa Osmani nuk ka kursyer gjuhën për të sulmuar kundërshtarët e politik.

“Nuk kemi parë ndonjë qëndrim përbashkuese. Një profil polarizues. Znj. Osmani ka pasë qëndrim të ngushtë partiak dhe nuk ka kursyer gjuhën për të sulmuar kundërshtarët politik”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka folur për…