Limaj ngushëllon familjen Haliti, kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

22 mars 2020 | 12:33

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ka thënë se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e Halim Halitit, qytetar nga komuna e Podujevës, i infektuar me COVID-19.

Me këtë rast, ai i ka shprehur familjes Haliti, ngushëllimet më të sinqerta.

Më tutje, Limaj ka thënë se Kosova është duke kaluar momente jo të lehta.  Në këtë kontekst, Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore, duke qëndruar në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Të nderuar qytetarë, vendi po kalon nëpër momente jo të lehta, por ajo që është shumë më rëndësi është se ndihmën më të madhe mund ta japim ne vet, duke respektuar në përpikëri këshillat dhe rekomandimet e profesionistëve. Ne do ta kalojmë bashkë këtë situatë dhe pa dyshim që kjo situatë në bën që të reflektojmë duke u solidarizuar, kujdesur dhe respektuar rregullat. Përmes këtij postimi, dua t’i uroj shërim të shpejt të gjithë atyre që janë të prekur nga ky virus, duke shpresuar që të bashkohen sa më shpejtë me familjet e tyre. Ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi, dhe në këtë formë secili e jep kontributin e vet në mos përhapjen e këtij virusi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Prishtina ka raportuar dje në polici se…