Limaj: Nisma Socialdemokrate do të bëjë opozitë aktive e pa kalkulime

28 shkurt 2020 | 21:50

Nisma Socialdemokrate ka shënuar 6-vjetorin e themelimit. Me këtë rast, lideri i saj Fatmir Limaj, ka thënë se në këto gjashtë vite Nisma ka luajtur rol të madh për të parandaluar shumë të këqija dhe për t’i dhënë shpresë dhe frymë shumë proceseve në Kosovë.

“Duke qenë çdo herë të kujdesshëm me platformën tonë politike, sepse edhe vet misioni ynë është që të japim kontribut maksimal për vendin tonë. Kjo frymë konstruktive na ka udhëhequr për këto gjashtë vite, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Ne çdo herë kemi vënë interesin nacional para interesit të subjektit tonë”, ka thënë Limaj.

“Ka ardhë koha për djemtë e vajzat tona që janë të gatshëm me udhëheqë me këtë që na ka përcaktuar qytetari i Kosovës, në çfarëdo situate që mund të përballohemi. Ka ardhë koha që ne të kemi një parti klasike, e cila e avancon statusin e vet, strukturimin e vet, në mënyrë të fuqishme në bazë dhe shërbim të kërkesave të kohës”, është shprehur Limaj.

Ai ka pohuar se Nisma Socialdemokrate do të bëjë opozitë aktive e pa kalkulime.

“Ne do të bashkëpunojmë me partitë opozitare, në shërbim të vendit. Por, asnjëherë nuk do t’i bëjmë opozitë vendit tonë”, ka deklaruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi,…