Limaj: Nisma Socialdemokrate do të jetë përcaktuese për qeverinë e ardhshme

16 gusht 17:37

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar takime pune me drejtuesit e degëve të kësaj partie në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Kllokot.

Nga këto takime, Limaj i është konfirmuar se degët e Nismës në Anamoravë janë të gatshme për procesin zgjedhor që është duke e pritur Kosovën.

“Tanimë të gjitha degët tona janë mobilizuar në funksion të arritjes se objektivave të Nismës Socialdemokrate”, është thënë në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Sipas këtij njoftimi, Limaj në fjalën e tij ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të jetë përcaktuese për qeverinë e ardhshme.

Ai ka theksuar se vendit i duhet një qeveri e fortë, e cila do t’i adresojë temat e mëdha në interes të vendit si dhe do të angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, Nisma Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me mbi 10 deputetë”, është shprehur Limaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…