Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK

30 nëntor 2020 | 20:58

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Debat” në RTK ka folur për procesin e tij gjyqësor në Hagë dhe proceset gjyqësore të EULEX-it, si dhe për zhvillimet në vend.

“Pa këta njerëz, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri”, ka thënë Limaj, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se është gabim nga kushdo që i gëzohet shkuarjes së çlirimtarëve në Hagë.

Sipas Limajt, ata janë në Hagë për të mbrojtur luftën çlirimtare.

“Kjo nuk është punë individësh. Kjo është për UÇK-në”, është shprehur Limaj.

“Neve nuk mundet askush për të na ndalur që të flasim për padrejtësinë që po na i bëhet vendit tonë”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës ka thënë se insitucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur çlirimtarët në Hagë.

Limaj ka bërë thirrje për unitet në këtë kohë.

“Kurrë s’kam besuar se pas 15 viteve nis edhe një proces. Shërbimin më të madh na e bëjmë t’i kryejmë detyrat shtetërore. Kur jemi bërë bashkë, ka fituar Kosova, e sot po shohim garë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Limaj.

(M.Q /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një revole dhe gjashtë fishekë…