Limaj përkujton mjekun dhe humanistin Shpëtim Robaj

01 tetor 2018 | 19:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 20-vjetorin e rënies ka përkujtuar jetën dhe veprën e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se doktor Shpëtim Robaj ra derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile.

“Doktorin e luftës do ta kujtojmë përherë si një nga të parët i cili iu përgjigj zërit të atdheut. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, marrëveshjen me Greqinë për emrin…