Limaj: Pjesëtarët e UÇK-së ndihen krenarë me të kaluarën e tyre

13 janar 2019 | 17:55

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi.

Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, thotë se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së.

Kryetari i Nismës është shprehur i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe se nga ky proces Lushtaku, Mustafa dhe kushdo që ftohet, do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë dhe se mjegulla, padrejtësisht e vendosur mbi luftën e UÇK-së, do të hiqet.

“Përgjigjja ndaj ftesave të kësaj gjykate demonstron edhe njëherë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndihen krenarë me të kaluarën e tyre”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim,…