Shkolla Fillore “Elena Gjika” nuk e përkrahë grevën e SBAShK-ut

13 janar 2019 | 17:51

Ndonëse nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim, Shkolla Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë nuk do ta respektojë vendimin e SBAShK-ut, por do të zhvillojë procesin e rregullt mësimor.

Stafi i kësaj shkolle ka dalë me një qëndrim përmes së cilit mbështetë mësimdhënësit, por grevën nuk e cilëson si mjetin e duhur.

“Shkolla jonë mbështetë kërkesat e mësimdhënësve që të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm, të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor. Arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional”, është thënë në njoftim  e Shkollës Fillore “Elena Gjika”.

Këtë qëndrim e ka përkrahur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, kryetari i të cilit Ymret Reshiti ka bërë thirrje që edhe shkollat tjera ta ndjekin këtë shembull.

“Keni dhënë shembull se si vlerësohet interesi i përgjithshëm para interesit personal. Ju mbështesim fuqishëm në të drejtën tuaj për ngritjen e pagave përmes dialogut social. Ju na bëtë krenar të gjithëve me aktin tuaj. Ftojmë mësimdhënësit e shkollave të ndjekin shembullin e shkollës ‘Elena Gjika’ dhe të fillojnë procesin mësimor”, ka shkruar Reshiti në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Benito Villamarin” nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja në mes…