Limaj pret në takim artistët e mëdhenj të trevave shqiptare

10 prill 2018 | 15:54

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur të martën në takim artistët e mëdhenj të trevave shqiptare, Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Edmond Zhulalin.

“Sot me kënaqësinë më të madhe prita në një takim artistë të mëdhenj të trevave shqiptare, Ilir Shaqirin. Shfrytëzova rastin t’ua shpreh mirënjohjen time të thellë këtyre ikonave të kultivimit dhe promovimit të vlerave kombëtare artistike shqiptare. Biseduam edhe për projekte artistike, me theks të veçantë rreth projektit për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme që ta shënojë në mënyrën më të mirë të mundshme Vitin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

/Epoka e re/

Fotografia e Fatmir Limaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e…