Limaj: Qosja do të kujtohet gjithmonë si një figurë e shquar e mendimit kritik
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosjes.
Limaj ka thënë se profesor Qosja do të kujtohet gjithmonë si një figurë e shquar e mendimit kritik, si intelektual, patriot, politikan dhe kritik i pakrahasueshëm i letërsisë shqipe. Vepra dhe mendimi i tij kritik kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe letërsinë shqiptare. Ai jetoi dhe veproi si një udhërrëfyes për gjenerata të tëra, duke kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për çështjen kombëtare dhe zhvillimin e mendimit intelektual shqiptar”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se në emrin e tij dhe të partisë NISMA Socialdemokrate, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, komunitetit akademik dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Prehu në paqe, Profesor Qosja”, ka shkruar Limaj.



