Limaj refuzon të flasë për ndryshimin e kufijve: Kurrë nuk e keni atë përgjigje prej meje

10 shtator 2018 | 21:29

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili së fundi është emëruar udhëheqës i delegacionit të bisedimeve me Serbinë ka refuzuar të komentojë hapjen e kufijve.

Limaj thotë se nuk do të flas për këtë temë. 

Sipas Limajt, kjo është rrënim i shtetit të Kosovës dhe askush ai thotë se nuk ka mandat të bëjë një gjë të tillë.

“Nuk flas për këtë temë. Ju po i bëni një pyetje zëvendëskryeministrit të Kosovës, pse s’po i hapni kufijtë me bërë copa vendin e juaj. Kurrë nuk e keni atë përgjigje prej meje. Kjo është me rrenu shtetin tim. Hajde bisedojmë për një vend tjetër. Hajde flasim për Shqipërinë t’i hapim kufijtë te Tropoja a të Kukësi. Kjo nuk është paqe dhe mos pritni nga ky vend me mundin e sakrificën që është bërë për 100 vite me kontestu drejtuesit e vendit të vet”, ka thënë Limaj në një intervistë për “Report TV”.

Kosova thotë se Limaj ka bërë kompromise të dhimbshme duke ofruar të drejta minoriteteve më shumë se çdo shtet tjetër.

“Liria e Kosovës është arritur më shumë mund e sakrifica të brezave të ndryshëm dhe nga ky projekt shqiptarët mund të dalin më mirë dhe asnjëherë më keq. Me prek shtetin e Kosovës kjo nuk do të ndodhë”, ka shtuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…