Limaj: Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm janë të papranueshme për botën demokratike

14 prill 11:26

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për t’i sulmuar caqet, ku konsiderohej se po prodhoheshin armët kimike në Siri, është vendim i drejtë.

“Sulmet me armë kimike kundër civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe të papranueshme për botën demokratike.
Republika e Kosovës është rreshtuar dhe do të jetë gjithmonë krah aleatëve tanë perëndimorë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiçmari ka vizituar…