Limaj takohet me mërgimtarët në Slloveni

19 maj 2019 | 19:01

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj pas vizitës në Blerin, ai po qëndron në Slloveni.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se në Slloveni ka takuar bashkatdhetarët.

“Kënaqësi t’i ndaja disa momente bashkë me bashkëkombësit tanë në Slloveni. Bashkë me deputetin Hoti u shprehëm mirënjohje e falënderim mërgimtarëve tanë në diasporë, përkatësisht në Slloveni për atë ç’kanë bërë për zhvillimin e vendit. Mërgata ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Ne duhet të ndihemi me fat që kurorëzuam ëndrrën e baballarëve tanë për ta pasur shtetin tonë. Diaspora siç ka pasur rol të madh në arritjen e lirisë duhet të mobilizohet edhe për zhvillimin e vendit”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas disa statistikave, 2.9 për qind në popullsinë e Shtetet…