Limaj takon ambasadorin hungarez, flasin për vizat, dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik

06 dhjetor 2018 | 15:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, liberalizimin e vizave, rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Limaj ka theksuar nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se tashmë është konstatuar edhe nga Bashkimi Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të mbesin edhe më tej të izoluar.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, Limaj ka thënë se dy shtetet duhet ta thellojnë bashkëpunimin duke ftuar shtetin hungarez për investime në Kosovë.

Temë e këtij takimi ishte edhe faza finale e dialogut me Serbinë.

Dialogu, thotë Limaj, është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus sa më i gjerë, në mënyre që marrëveshja përfundimtare të jetë e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë.

Ai ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve për Kosovën nënkupton njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtarë.

Ndërkohë ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në të mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Ai ka ofruar mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Limaj ka falënderuar ambasadorin Markusz për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka njoftuar për ekipet kombëtare…